Menaxheri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka ndërprerë intervistën e koreanit Son Heung-Min i cili po deklarohej para mediave pasi realizoi katër gola në fitoren e Tottenhamit me rezultat 2-5 ndaj Southamptonit.
Por, fakti që ishte Harry Kane ai i cili realizoi një gol dhe asistoi për katër golat e Son, duket se e ka shtyrë teknikun portugez që para kamerave t’ia thotë sulmuesit se ai nuk është “Lojtari i ndeshjes”.
“Dua të them që Harry Kane është lojtari i ndeshjes pasi realizoi një gol dhe bëri katër asistime.”, ka thënë Mourinho duke ndërprerë intervistën e Son.
Man of the match – Son Heung-min? Jose Mourinho isn’t having it ?https://t.co/HozX03CuHY pic.twitter.com/EAsty4C4xz
— BBC Sport (@BBCSport) September 20, 2020
Top Channel