Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.
Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Viktimat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe, nga Shkupi, Tetova dhe Struga. Të gjithë viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 16,557 persona.
Prej tyre, 13,792 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,076.
Top Channel