Data 25 prill është caktuar dita e zgjedhjeve vendore, e për këtë arsye partitë politike më të mëdha të vendit, kanë “nxehur” motorët për fillimin e fushatës politike.
Kur jemi disa muaj larg zgjedhjeve, analistët kanë filluar të komentojnë zgjedhjet e ardhshme. Një gjë e tillë u bë dhe nga analisti Mustafa Nano, në studion e emisionit “Top Talk”.
Gjatë fjalës së tij Nano argumentoi se kryeministri Rama duhet të bëjë disa lëvizje në qeveri, duke sugjeruar që të ndërtojë një kombinim midis ministrave politikë dhe atyre teknikë. Ndërsa për liderin e opozitës Lulzim Basha, ai e etiketoi si një idiot të dobishëm, duke nënkuptuar se lideri i vërtetë i opozitës është Sali Berisha e jo ai.
Mustafa Nano: Në terma të performancës së qeverive Rama unë nuk e di nëse kjo ka qenë më e dobëta se sa ato të tjerat. Por në termat e imazhit, kjo qeveri ka qenë më e dobëta. Këto figura nuk kanë pasur asnjëlloj biografie publike, për një pjesë të tyre ne nuk e dinim se kush ishte dhe kjo penalizon çdo qeveri. Në termat të performancës, unë nuk jam thelluar në këtë punë, nuk jam përgatitur për të diskutuar për këtë gjë. Dëshiroja të kisha një vlerësim nga një person më të formuar se unë, për të bërë një krahasim midis performancës së kësaj qeverie dhe asaj të mëparshme.
Unë vërej reagimet, sa herë që njerëzit janë përballë një qeverie shumë politike, ata fillojnë dhe quajnë, ja klani i PS, e morën këta lojën dhe po e mbyllin dhe në momentin që bëhet gjëja tjetër, është e kundërta qeverisë politike, bëhet ajo teknike dhe kthehet një lojë tjetër. Unë do të dëshiroja një kombinim të këtyre funksioneve. Dikasteret e rëndësishme si Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, këto duhet se s’bën të drejtohen nga njerëz politikë,pasi janë institucione natyrore të shtetit. Ti mund t’ja japësh Ministrinë e Kulturës një intekeltuali, është tepër normale. Rama me eksperimentin që ka bërë me Ministrinë e Jashtme, mund të jenë të vërteta pretendimet e Ramës, që ai është i drejtë, inteligjent, gjenial. Por sidoqoftë ai ka qenë një ekspertimet i dështuar.
Denis Dyrnjaja: Jemi 7-8 muaj para zgjedhjeve, lëvizja e qeverisë është e nevojshme apo duhet të qëndroj deri në fund me këtë qeveri?
Mustafa Nano: Po të isha unë këshilltari i Ramës do t’i sugjeroja të rishpikte vetveten, sepse ka një bark kurba e qeverisë deri në këtë momente. Ata mund të ngushëllohen dhe janë të ngrohur, ne jemi këtu, barku jonë është këtu po opozita është poshtë barkut tonë dhe ne jemi okay.
Denis Dyrnjaja: A pse është opozita poshtë barkut, se ata thonë që ne marrim 85 mandate?
Mustafa Nano: Po të isha në vend të Ramës unë do të përpiqesha të rishpikja vetveten, të adoptoja disa marifete, të natyrës elektorale njëra nga këto marifete është që këto muajt e fundit t’i jepja një hov të ri qerverisë, e kjo nuk vjen pa ndryshime. Po të isha unë do të bëja një qveri tekniko-politike por me ‘pesha të rënda’.
Denis Dyrnjaja: Partia Demokratike që është partia kryesore dhe e pritshmja që duhet të qeverisë vendin me Bashën tashmë si kryeministër, ka ngritur një komision për seleksionimin e njerëzve që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe opozitën. A është reale kjo lloj qasje? Është ngritur Basha në këtë nivel lartësie për të konkurruar Ramën?
Mustafa Nano: Nuk është se Bashës i mungonte kjo gjë. Basha duhet të bëjë gjëra të tjera dhe të dëshmojë që është ai lideri i Partisë Demokratike.
Denis Dyrnjaja: Po pse nuk është Bashka lideri i Partisë Demokratike?
Mustafa Nano: Ditët e enjte në terma televiziv është shumë e rëndësishme dhe sa herë kryeministri i vendit shkon në një televizion, lideri i opozitës zgjedh që të shkojë në televizion alternativ. Kështu ka ndodhur të paktën për 20 vite. Që prej kohësh që është zgjedhur Basha, kur është Rama në një televizion, në televizionin tjetër shkon Berisha, në një tjetër Meta dhe Monika dhe Basha nuk shfaqet fare. Kjo është zgjedhje që përforcon akoma më shumë idenë që ka shumë njerëz si puna ime që ai nuk vlen, është një idiot i dobishëm aty. Ai duhet ta bllokojë këtë gjë.
Basha duhet t’i thotë Berishës, ore mik i dashur mos ma bëj tani, çfarë kuptimi ka. Është një raport varësie që ka lindur qysh në origjinë. Ky i është mirënjohës atij njeriu.
Top Channel