Serbia e kishte kapiten, Kosova e mori, Lille i hapi derën, si u shua karriera e Arton Zekajt 13/09 15:35
Ekipi kombëtar ndodhet në hotel në Minsk që nga mbrëmja e djeshme dhe kështu do të qëndrojë deri në momentin e stërvitjes edhe për mbrëmjen e sotme dhe ditën e ndeshjes për shkak të masave qeveritare ndaj pandemisë Covid-19.
Ndërkohë delegacioni që shoqëron ekipin Kombëtar në këtë ndeshje në Minsk janë thuajse të gjithë presidentët e Superligës. Në programin e tyre vizita e parë ka qenë në Federatën Bjelloruse të Futbollit ku vendasit i kanë shoqëruar në kompleksin e kësaj federate, që veç hotelit ku ndodhet e grumbulluar skuadra kombëtare e Bjellorusisë janë dhe 11 fusha futbolli të vizituara nga delegacioni.
Top Channel