Dalin përgjigjet e tamponëve për futbollistë e Kombëtares, sot seancën e fundit stërvitore

02/09/2020 11:38

Përfaqësuesja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në Shqipëri për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë.

Paraditen e së mërkurës kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Minsk ku do të jetë edhe prova gjenerale përpara ndeshjes. Ndërkohë që përgjigja e tamponëve të ekipit është negative për të gjithë ekipin i cili do të udhëtojë për këtë ndeshje të parë, ndërkaq nuk kanë të sosur dëmtimet në këtë grumbullim.

Edi Reja pas Kumbullës humbet edhe Hysen Memollën, Ramadanin dhe Ismajlin duke ja vështirësuar gjithmonë e më shumë formimin e formacionit për këtë ndeshje. FSHF njofton se Memolla dhe Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në këtë grumbullim duke shpresuar që të rikuperojnë për ndeshjen, ndërsa Ramadani është dëmtuar gjatë stërvitjes në këtë grumbullim. Gjithashtu përfundimisht kanë mbetur jashtë këtij grumbullimit për të dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë Emir Lenjani dhe Florjan Kamberi, për shkak të masave anti covid të qeverisë Zvicerane.

Nisja drejt Minskut për skuadrën kuqezi do të jetë rreth orës 16:00 nga aeroporti “Nënë Tereza”, ndërkohë që ndeshja do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45 dhe do të transmetohet si gjithmonë në platformën Digitalb. Më 7 shtator kuqezinjtë do të luajnë në Shqipëri  ndaj Lituanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA