Mançesteri ngjyroset blu, City dominon me 10 lojtarë United dhe i bashkohet Arsenalit në krye me pikë të plota
Forca të shumta policie janë parë përgjatë perimetrit të stadiumit kombëtar, “Air Albania Stadium”, ku po luhet ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e cila përveç aspektit futbollistik përmban pashmangshmërisht nota patriotike e nacionaliste.
Policia ka vendosur kordonë në rrugët kryesore që të dërgojnë në stadium, duke mbajtur larg në këtë mënyrë ndonjë incident. Gjithashtu më herët forcat policore instaluan aparatin e ndalimit të valëve, për të parandaluar në këtë mënyrë mundësinë e ngritjes së ndonjë droni.
Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për fazën e dytë të para eliminatorëve të “Champions League” dhe në rast fitoreje të bardhebluve, presidenti Tafik Halili i ka premtuar lojtarëve një premio tepër të majme.
Top Channel