“Nuk mund të ndryshoj të kaluarën”/ Nuk besonte COVID-19, burrin infektohet vetë dhe humb të shoqen

25/08/2020 09:56

Të shumtë janë njerëzit që mendojnë se koronavirusi është një mashtrim dhe nuk besojnë në ekzistencën e tij.

I tillë ishte dhe një burrë në Florida, i cili nuk besonte në ekzistencën e virusit derisa sëmundja do t’i shuante përgjithmonë të shoqen. Sipas mediave të huaja, Brian Lee Hitchens dhe gruaja e tij Erin, kishin lexuar në rrjete sociale këndvështrime të ndryshme mbi COVID-19, e të ndikuar nga teoritë konspirative çifti mendonte se virusi ishte një grip i zakonshëm.

E kështu të dy injoruan hapur udhëzimet shëndetësore, madje nuk kërkuan ndihmë e mjekëve kur u infektuan me virusin. Brian ia doli që të shërohet, por gruaja e tij 46-vjeçare shfaqi simptoma më të rënda dhe vdiq këtë muaj nga problemet në zemër, të cilat iu nxitën akoma më tepër nga prania e virusit në trupin e saj.

Në një intervistë për BBC-në, Brian tha se do të dëshironte që të kthente kohën pas dhe të dëgjonte këshillat e thëna nga autoritetet. Ndër të tjera, ai i kërkoi falje bashkëshortes së ndjerë.

“Ky virus është i vërtetë. Megjithëse nuk jam në gjendje që të ndryshoj të kaluarën do të mundohem që të bëj zgjedhje më të mira në të ardhmen”, tha ndër të tjera Brian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA