Ekipi i Prishtinës s’po mundet të gjejë dot paqe, pasi sërish i është anuluar sfida e raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës përballë Linkoln Reds.
Skuadra e kryeqytetit të Kosovës nuk ka zbritur në fushë për shkak të shtimit të numrit të lojtarëve me koronavirus ditën e sotme duke e bërë të pamundur përcaktimin e formacionit për sfidën me rivalët nga Gjibraltari.
Tashmë UEFA duhet të marrë vendimin për fatin përfundimtar të kësaj sfide.
Lajmi konfirmohet nga klubi i Prishtinës dhe media e Gjibraltarit “GBC News”. Kujtojmë sfida shtyhet për të dytën herë për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra e Prishtinës. Linkoln zbriti në fushë dhe ishte përgatitur që të luante sfidën, por Prishtina nuk mundi të siguronte numrin minimal të lojtarëve për të luajtur takimin.
Njoftimi i Prishtinës
Ndeshjen, sërish, si herën e parë, e anulojnë autoritetet e Gjibraltarit dhe jo UEFA Pas pak njoftimi i plotë i klubit.
Top Channel