Sjell në jetë fëmijën në vaskën e mbushur me ujë, ja mesazhi që dëshironte të përcillte 24-vjeçarja

18/08/2020 17:27

Një grua 24-vjeçare në Kanada, filmoi të gjithë momentin e lindjes së djalit, si një mesazh sensibilizues për nënat e tjera.

Legaci Allong, nga Ontario e Kanadasë, solli në jetë djalin e quajtur Hero, në një vaskë të mbushur plot e përplot me ujë. Videon 21-minutëshe bashkëngjitur me këshillat, Legavi e publikoi në rrjete sociale. Kjo për të ishte një dëshirë e hershme. Duke qenë se dy herët e para që kishte mbetur shtatzëne nuk e kishte realizuar këtë dëshirë, vendosi që gjithçka ta kompensonte në lindjen e Hero-s.

“Dëshiroja shumë që të ndaja me njerëzit momentin e lindjes së djalit. Me anë të saj kërkoja që të përçoja tek nënat mënyrat se si mund të ruajnë qetësinë, të ndihen rehat dhe të sigurta në momentet para lindjes. Lindja të mbush me forcë, të bën të mendosh se nëse arrin këtë je e aftë të përballosh çdo gjë. Mbaj mend lindjen time të parë në vitin 2015. Mjekët më dhanë qetësues dhe nën efektin e tyre me të vërtetë ndihesha e qetë. Mamitë përkrah meje më thanë që isha bërë për të lindur dhe duhet të shërbeja si shembull për gratë e tjera”, tregoi Legaci.

Më tej ajo shtoi:

Si me fëmijën e parë dhe të dytë kam qëndruar jashtëzakonisht e qetë. Pas lindjes së dy djemve, e kisha të qartë që do të kisha dhe një shtatzëni të tretë. Fatmirësisht ajo erdhi në vitin 2019. Duke qenë se i kisha dy djem, dëshiroja që e treta të ishte vajzë. Fati deshi që unë të kisha përsëri djalë dhe që në momentin e shtatzënisë e vendosja që lindjen do e filmoja. Kur publikova videon mora shumë reagime, u ndjeva e lumtur që shumë nëna më përgëzuan dhe më thanë që unë isha një frymëzim për to”.

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel