Lopetegui para ndeshjes me Manchester United: Skuadra ime di si të përballet me emra të mëdhenj

15/08/2020 23:40

“Jemi të qetë, të gatshëm dhe të etur për të luajtur. Jemi ambiciozë dhe djemtë janë gjithashtu pak të emocionuar dhe po presin me padurim për të zbritur në fushë.”

Kështu u shpreh Julen Lopetegui, trajneri i Sevillas, gjatë konferencës për shtyp në prag të gjysmëfinales së Europa League kundër Manchester Utd.

“Do do të përballemi me Manchester United më të mirë të sezoneve të fundit. Ata kanë gjetur ekuilibër dhe për këtë arsye kanë qenë të pamposhtur që nga janari në një kampionat si Premier League. Janë ekip i plotë, që do të na detyrojë të japim më të mirën”, – shtoi ai në faqen e UEFA-s, duke kujtuar se kundërshtarët anglezë kanë patur mundësi të pushojnë 24 orë më shumë.

“Ata kishin një ditë më shumë pushimi se ne, por skuadra ime gjithmonë di si të japë më të mirën në situata të vështira. Shorti kështu ka dashur, por ne do të përpiqemi të përshtatemi dhe të jemi gati. Na pëlqejnë ndeshjet e rëndësishme, për këtë kemi luftuar gjatë gjithë sezonit: të kemi mundësinë për të luajtur ndeshje speciale kundër kundërshtarëve më të fortë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA