Tirana, 100 vite kryeqytet/ Historia e qytetit në vështrimin e një arkitekti

10/08/2020 15:42

Pas Vlorës dhe Durrësit, shpallja e Tiranës kryeqytet ishte tentativa e tretë e shtetit të brishtë shqiptar.

Para 100 vitesh Tirana ishte thjesht një qytezë, por me shpalljen e saj kryeqytet ndryshoi gjithçka. Jo vetëm numri i banorëve, por dhe godinave dhe arkitekturës së Tiranës. Këtu ndikoi arkitektura moderne e fillimviteve ‘30 e përzierë me Tiranën otomane. Sot kanë ndryshuar shumë gjëra dhe ngrihet pikëpyetja e përmirësimit të arkitekturës së Tiranës.

Arkitekti Andi Papastefani boton një një libër skicat e dy-tre dekadave të para te Tiranës kryeqytet dhe ngre pikëpyetjen, ç’mund të behet sot për te përmirësuar arkitekturën e saj?

Shkollat e para të vizatimit u hapën. Dolën arkitektët e parë shqiptarë të studiuar jashtë dhe qyteti hodhi shtat dhe fitoi dinamizëm. 100-vjetori tjetër do të jetë më teknik se ky 100 vjetor sasior dhe cilësor që ishte.

Si ka evoluar arkitektura e Tiranës, që në dekadat e para deri në ditët e sotme?

“Ne kemi bërë një ecuri gjatë katër dekadave të para. Fillimisht kemi vënë 10 përqind të banesave tradicionale, që kanë qenë banesa me qerpiç dhe me strukturë druri për të dhënë idenë që Tirana në mënyrë masive ka qenë kështu e ndërtuar. Në vitet e tjera kamë qenë ndryshimet teknologjike. Hyjnë materialet e reja, tullë, xham, hekur. Kjo solli ndryshime në formë etj. Kemi ndërtime me arkitekturë të stilit të Evropës Qendrore. Me arkitekturë të stilit barok. Në vitet ‘30 filloi arkitektura moderne . Hyri shumë shpejt ne Shqipëri.”

Po sot ç’mund të bëjmë për të përmirësuar arkitekturën e Tiranës?

“Ne duhet të rrisim gjelbërimin. Shtresat të jenë më transparente. Të jetë qyteti më ekologjik.”

Përpjekjet, hapat e ndjekura, padurimi për të hedhur shtatin e një kryeqyteti, euforia, naiviteti, politika, propaganda dhe spekulimi në katër dekadat e para janë subjekti i këtij botimi.

Ndoshta vilat moderne dhe ndërtesat e tjera të Tiranës së dikurshme u zhdukën. Me pika të kuqe na hartën treguese të librit ato ekzistojnë ende, por mbase në një skenë të zbrazur, e një publik me maska e pa kujtesë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA