Artizanati gjallëron muzeun, në Elbasan mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën te nxënësit e turistët
Në oborret e vjetra të Shkodrës, dikur kënga shoqëronte mbrëmjet, festat dhe jetën e qytetit. Sot, ajo traditë rikthehet sërish, për të sjellë në kohët moderne tingujt e një Shkodre që nuk harrohet.
“Ahengu Shkodran”, një prej vlerave të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare, zhvilloi edicionin e tij të 14-të në oborrin e shtëpisë muze “Oso Kuka”.
Një mbrëmje ku kënga tradicionale shkodrane u kthye në një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes.Dhe këtë herë, ajo urë u ndërtua nga vetë brezat.
Nga më e vogla, vetëm 7 vjeçe, deri tek këngëtarë mbi 80 vjeç, zërat u bashkuan, duke dëshmuar se kjo traditë qytetare vazhdon të jetojë.
Në tingujt e jareve dhe këngëve të vjetra, Shkodra gjen sërish një pjesë të identitetit të saj. Këngët popullore, jaret dhe kostumografia u bënë bashkë në këtë mbrëmje, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, dedikuar muzikës tradicionale të qytetit.
Por përtej muzikës, qëllimi është që kjo pasuri të mos mbetet vetëm kujtim. Të dëgjohet, të këndohet dhe mbi të gjitha, të mësohet edhe nga brezat e rinj.
Top Channel