Kjo është Firdes Çekiçi, 70 vjeçarja që u vra nga i biri Olsi në mënyrë makabre mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas.
Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.
I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vajza e tij 15 vjeçare i ka shtruar për të ngrënë të atit dhe ka shkuar tek fqinjët duke lënë në banesë Olsi Çekicin dhe të gjyshen.
Kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar vajzën pas disa minutash për ngjarjen. Kur ajo ka dalë nga shtëpia e fqinjëve ka parë se çfarë kishte ndodhur dhe ka njoftuar policinë.
Top Channel