Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.
IKSHPK në një postim në rrjetin social Facebook kërkon që të respektohen masat, duke mbajtur maskë dhe distancë.
Lexoni të plotë postimin:
Të nderuar qytetarë,
“Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!
Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!”.
Top Channel