Foto/ “Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për Romarion, e dashura 35 vite më e re e lë pas akuzave për tradhti
09/04 15:52
Pak orë mbetën nga ceremonia e dorëzimit të titullit kampion për Tiranën. Ndërkohë që, që tani ka filluar të ndihet atmosfera festive ndërsa zbukurime të shumta kanë mbushur kryeqytetin.
“Tirana Kampion”, janë banderolat e shumta që janë varur nëpër kryeqytet por jo vetëm.
Ndërkohë për ceremoninë e sotme që do zhvillohet pas ndeshjes Tirana-Byli, Federata e Futbollit insiston se është kujdesur dhe ka marrë masa që fituesve të trofeve t’u rezervohet ceremoni sa më dinjitoze dhe të respektohen siç u takon.
Por njëkohësisht është fokusuar edhe te zbatimi i protokollit shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Top Channel