Dy shtetas janë arrestuar në Himarë, Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Bëhet fjalë për E. P., 30 vjeç, banues në Lushnje. Ky shtetas u kap në dhomën e tij të pushimit në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 16 doza lëndë narkotike të dyshuar si canabis sativa.

Po kështu u arrestua shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi ditën e djeshme është kapur në rrugën e Ksamilit dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 2 doza lëndë narkotike të dyshuar si canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel