Masakra me 15 të vrarë në Bondi Beach, Australia njofton skemën e blerjes së armëve 19/12 12:14
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar sot shifrat 140.000.
Në 42 nga 50 shtetet federale, numri i rasteve të reja është rritur me shpejtësi në dy javët e fundit, transmeton Reuters.
Sipas analizës së kësaj agjencie, që nga fundi i qershorit, ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja dhe gjashtë javë më vonë numri i vdekjeve filloi të rritet.
Rreth 5.000 njerëz vdesin në SHBA çdo javë. Në vetëm një javë, 5.600 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, aq sa Suedia ka pasur që nga fillimi i pandemisë.
Top Channel