Qeveria serbe tha sot se ka anuluar planet e shtetrrethimit të kryeqytetit në fundjavë prej koronavirusit, pas dy netëve protesta masive në Beograd.

Kryeministrja Ana Brnabic tha se në vend të tyre do të vendoseshin masa më pak të kufizuara, duke përfshirë ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 veta.

Presidenti Aleksandar Vucic ksihte kërkuar vendosjen e shtetrrethimit prej rritjes së rasteve me koronavirus.

Grupet e të drejtave të njeriut akuzuan autoritetet për dorë të rëndë dhe kërkuan përmbajtje teksa dhjetëra protestues dhe oficerë policie u plagosën në demonstrata. Përveç Beogradit, protesta u zhvilluan dhe në qytetet Nis e Novi Sad. Videot tregonin policë që rrihnin njerëz të ulur në stola dhe gazetarë mes protestuesve, ndërsa në një tjetër rast një oficer policie pësoi të dyja këmbët e thyera.

Presidenti Vucic fajësoi për dhunën nacionalistët e djathtë, ndërsa grupet opozitare akuzuan mbështetësit e qeverisë për provokim dhe nxitje të dhunës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA