Pas vizitës së djeshme të Xi Jinping, Trump lajmëron edhe dy takime homologun kinez: Do ta takoj në nëntor dhe dhjetor

25/09/2026 21:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të ketë tre takime brenda tre muajsh, me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Menjëherë pasi ky i fundit u nis për në Pekin, Trump zbuloi se ata do të takohen në nëntor në Kinë, në qytetin Shenzhen për samitin e APEC-ut dhe përsëri në dhjetor në samitin e G20 në Florida.

Trump tha gjithashtu se vizita e Xi në Uashington këtë javë ishte një sukses dhe se “u arrit shumë”.

Më herët, Trump njoftoi nëpërmjet platformës së tij se Scott Bessent nuk do të merrte përsipër detyrën si “Shef i Inteligjencës Artificiale”, duke thënë se donte që Sekretari i Thesarit të qëndronte në pozicionin e tij.

“Së pari, ai nuk dëshiron. Së dyti, ai po bën një punë të shkëlqyer në Departamentin e Thesarit dhe unë dua që ai të qëndrojë atje! Pse do të bëja një ndryshim të tillë?”, shkroi ai.

Javën e kaluar, Trump tha se planifikon të emërojë një këshilltar për inteligjencën artificiale dhe të krijojë një “Forcë të IA-së”, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth këtyre iniciativave ose se si do të zbatoheshin ato.

Top Channel