Një histori magjike dashurie, e frymëzuar nga legjenda e një gruaje që u zhduk në Grand Central Terminal, në vitet ‘20 deri në Luftën e Dytë Botërore dhe më tej. Lisa Grunwald, autorja e romanit është frymëzuar prej novelës“The Time Traveler’s Wife” shkruar në vitin 2003 nga Audrey Niffenegger dhe tregimi me titull “The Curious Case of Benjamin Button” shkruar në vitin 1921 nga F. Scott Fitzgerald. Duke kërkuar në të kaluarën e pasur të Grand Central Terminal, Lisa Grunwald krijon një roman mjeshtror historik rreth një lidhje dashurie që përcakton moshën, klasën, vendin, madje edhe kohën.

Pak fjalë për librin

Një mëngjes të pastër dhjetori të vitit 1937 në orën e famshme prej ari në Grand Central Terminal, Joe Reynolds, një punonjës i zellshëm i hekurudhës nga Queens, takon një grua të re, të gjallë e cila shfaqet në mënyrë misterioze në atë vend. Nora Lansing është një rast i veçantë, veshja e së cilës të rrëmben; vathët me perla dhe mënyra e të ecurit nuk përkojnë me pamjen e zymtë të periudhës së pas-Depresionit në Nju Jork.

E mahnitur nga Nora dhe nga prekja e saj e parë elektrizuese, Joe dëshpërohet kur shkon në shtëpinë e saj: Ajo është zhdukur. Gjetja e saj do të kthehet në qëllimin e dashurisë dhe të jetës së tij. Nora, – një artiste frymëzuese, e pavarur dhe e egër, – është e tronditur kur zbuloi se gjendet e izoluar. Ajo nuk mund të kuptojë praninë e saj në terminalin e sunduar nga rregulla që nuk i njeh. Ajo nuk e kishte takuar ende Joe, që të nisë të kuptojë efektin që koha ka mbi të dhe lidhjet e mundshme me punët në Grant Central dhe fenomenin diellor të njohur me emrin Manhattanhenge ku dielli lind apo perëndon midis rrokaqiejve të qytetit, lidhur në mënyrë të përkryer me rrugët e nëndheshme.

Ndërsa mijëra vizitorë kalojnë çdo ditë nën tavanin qiellor, Joe dhe Nora krijojnë një jetë të pangjashme nga ç’mund ta imagjinonin. Me një dashuri të pafund në një hapësirë të kufizuar, ata shfrytëzojnë plotësisht “Qytetin e Terminalit” brenda qytetit, duke ngrënë darkë në restorantin Oyster, duke vizituar Galerinë Whispering dhe duke e kthyer në shtëpi dhomën në hotel Biltmore. Por, kur ndërtimi i një tjetër objekti kërcënon të ardhmen e tyre, Nora dhe Joe detyrohen të testojnë kufijtë e lirisë dhe të dashurisë. Si ecin ngjarjet?

Pjesë nga libri 

Nora shpresonte që Xhoja të vinte ta shihte tek largohej dhe kishte shpresuar që dielli do ta verbonte aq sa ajo të përkulej e të dilte në një rrugë anësore, jashtë rrezes së Manhatanhenxhit.

…Treni shkëlqente nga boja e zezë e freskët dhe përçinat e shndritshme të vendosura në një distancë të përsosur. “Të gjithë në bord”, thirri faturinoja dhe Nora shtrëngoi kolonën. Në të njëjtën kohë, byzylyku ​​i saj me hajmali rrëshqiti poshtë kyçit, atij kyçi që ishte po aq i zbehtë dhe i lëmuar sa ç’kishte qenë në mëngjesin e 5 dhjetorit të 1925-ës. Me kokën varur dhe lotët që i rrëshqisnin butë, ajo i tha vetes se pas çdo muaji që kalonte, do ishte gjithnjë e më e sigurt se kishte bërë gjënë e duhur duke u siguruar që Xhoja qe nisur—dhe sërish po bënte gjënë e duhur që nuk e kishte thirrur atë përsëri… Ndonjë ditë mund të kishte një dashuri tjetër në jetën e saj, një jetë të cilës do t’i jepte fund pasi të kishte shijuar çdo pikëz gëzimi që mund të gjente në të. Por askush nuk do krahasohej dot me Xhonë. Nuk mund të ekzistonte një burrë tjetër me atë kombinimin e tij të rrallë e të mrekullueshëm të dashamirësisë dhe forcës.

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të Manhatanhenxhit që do ta zgjidhte vetë, kur të kapërcente pragun e dhimbjes në atë që supozonte se do të ishte ose errësirë ​​e plotë ose ndonjë lloj tjetër drite.

 

Të dhëna mbi librin

Fletët 410
Titulli origjinal Time after time
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Roman Romancë&Pasion

 

Pak të dhëna për autoren

Lisa Grunwald është autore e gjashtë romaneve dhe e një libri për fëmijë. Ka redaktuar tre antologji: The Marriage Book (Simon & Schuster), Letters of the Century (The Dial Press) dhe Women’s Letters (The Dial Press). L. Grunwald ka punuar si redaktore dhe shkrimtare për revistat ‘Esquire’, ‘Avenue’, dhe ‘Life’. Ajo u rrit në Manhattan, ku u diplomua në Nightingale Bamford School dhe më pas në Harvard College. Jeton në New York, është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Top Channel