Rinovimi me Partizanin nuk po vjen dhe nga mediat qipriote po qarkullon një lajm i bujshëm lidhur me të ardhmen e Bruno Telushit. Mesfushori vlonjat nga data 1 korrik do të jetë një lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me të kuqtë dhe nuk dihet nëse do ta përfundojë apo jo këtë sezon me Partizanin.
Sipas “Kerkida.net”, një përfaqësues i Telushit ka komunikuar me klubin e madh qipriot, Anorthosis, për të arritur një akord. Nga nesër, Telushi është lojtar i lirë, por zyrtarët e klubit të madh qipriot nuk kanë konfirmuar ende asgjë. Telushi ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Partizanin, sidomos në sezonin e shkuar kur “Demat” u shpallën kampionë të Shqipërisë, nën urdhrat e Skënder Gegës. Nëse transferohet në Qipro kjo do të jetë aventura e dytë e Bruno Telushit jashtë Shqipërisë pikërisht te Slaven Belupo në Kroaci, përpara se të vishte fanellën e Partizanit.
Top Channel