Të kuqtë i afrohen zonës evropiane/ Partizani mund Laçin

27/06/2020 19:52

Partizani e kalon me sukses pengesën e vështirë Laçi duke e mundur dhe për t’iu afruar akoma më shumë zonës evropiane.

Në ‘Air Albania’ Stadium skuadra e Sormanit iu imponua kurbinasve teksa i mundi me rezultatin 1-0 duke e reduktuar në 2 pikë diferencën e për më tepër për të regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Partizani e gjeti golin e avantazhit që në minutën e 11 kur Eraldo Çinari shënoi në portën e Stajillas pasi evitoi mbrojtjen kundërshtare. Pas kësaj Të Kuqtë preferuan që të mendonin për administrimin e avantazhit, ndërkohe që Laçi u përpoq të reagonte teksa pati disa tentativa në portën e Alban Hoxhës. Por skuadra e Cungut nuk mundit dot të gjejë rrugën e rrjetës për shkak të pasaktësive të futbollistëve të saj, por edhe për meritë të portierit Alban Hoxha që bëri ndërhyrje të mira.

Po sot u zhvillua edhe një ndeshje tjetër e javës së 31 të Kategorisë Superiore, ajo mes Flamurtarit dhe Luftëtarit,2 skuadra që kanë rënë tashmë në Kategorinë e Parë.

Por kjo sfidë e zhvilluar në Vlorë nisi me vonesë për shkak të një parrulle që u shfaq në stadium në mbështetje të Presidentit të Kosovës Hashim Thaci, parrullë që u hoq pas ndërhyrjes së delegatëve të ndeshjes.

Pas këtij momenti, ndeshja u zhviollua normalisht dhe Flamurtari e shkatërroi skuadrën gjirokastrite teksa e mundi me rezultatin tenistik 6-1 me skuadrën vlonjate që lë vendin e fundit në renditje duke ia lënë atë Luftëtarit. Ditën e diel do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera të Kategorisë Superiore, Kukësi-Bylis dhe Vllaznia-Teuta në orën 17:00 dhe Skënderbeu-Tirana në orën 20:00, sfida këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA