Tirana pret Kukësin/ Pas humbjes me ‘bardhëblutë’, Dede: Vllaznia u shthur

20/06/2020 13:21

Pas humbjes me Teutën Tirana rikthehet tek fitorja si për të treguar se ka gjithçka nën kontroll në këtë mbyllje të sezonit ku kërkon titullin e 25-të kampion.

Fitorja me Vllazninë rezultoi e  lehtë edhe pse me një lojtar më pak ‘bardheblu’ shënuan 3 herë në klasiken e futbollit shqiptar. Dhe ndërkohë që sot presin me qetësi ndeshjet e kundërshtarëve në garën e  kreut, Vllaznia as në këtë sezon nuk po i shpëton presionit të fundit të tabelës. Një situatë kjo larg asaj çfarë personifikon futbolli dhe Vllaznia për qytetin e Shkodrës, siç e thekson vetë trajneri Hysen Dedja.

“Këto janë të goditur psikologjikisht si lojtarë, ju e dini që në qytetin tonë më jetohet me futbollin dhe Shkodra nuk është mësuar me këtë situatë. Kjo është hera e dytë, pak kohë më parë rënia nga kategoria dhe tani play-out-ti po rëndon shumë në psikologjinë e lojtarëve. Unë habitem se si këta futbollist kanë përgjegjësi kaq të vogël, jemi komplet të shthurur.  “

Ndërkohë tek ‘bardheblutë’ situata është krejtësisht e kundërt, rezultatet dhe kryesimi i fazës së tretë dhe fillimit të së katërtës  e bën Egbon të tregojë se humbja me Teutën ishte diçka që ndodh në futboll asgjë më shumë.

“Humbja me Teutën ishte diçka që një ditë do të ndodhte edhe pse nuk duhet ta humbisnim atë ndeshje. Por e treguam sot ndaj Vllaznisë që atë humbje nuk e morëm si disfatë. Ne vazhdojmë rrugën tonë.”

Përkohësisht ‘bardheblutë’ janë 9 pikë përpara Kukësit i cili ndeshjen e tij e zhvillon sot në Lac, por Egbo tregon se kjo ndeshje dhe Kukësi nuk i intereson aspak.

“E kam thënë edhe herë të tjera, nuk dua t’ja di për ndeshjet e tjera. Ne të fitojmë ndeshjet tona dhe nuk me intereson ca ndodh me kundërshtarin.

Ndërkaq presidenti Refik Halili kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga mbyllja e sezoni, ndryshe nga Egbo, fjalën titull dhe festë e ka tashmë diçka të padiskutueshme me skuadrën e këtij viti.

“Kemi futbollist cilësor dhe për këtë flasin edhe vetë rezultatet e ndeshjeve dhe golat e shënuar, por nga ana tjetër kemi edhe një mbrojtje që nuk pëson gola lehtë, kështu që nuk di këtë falenderoj. Po ta shihnit edhe në këtë ndeshje edhe lojtarët rezerve tregojnë se sa duan të kontribojnë për klubin pasi edhe ata duan të dalin kampion në këtë 100-vjetor të Tiranës.”

Gjithashtu ditën e premte Partizani edhe pse me vështirësi bëri detyrën duke fituar përball Flamurtarit me shifrat 1-2. Sot luhen dhe 3 sfidat e tjera të javës së 30-të Luftëtari-Teuta, Bylis-Skëndëbreu dhe Laçi-Kukësi. Të gjithë ndeshjet do të zhvillohen në orën 17:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA