Xhon Terri për herë të parë rrëfen sekretin e frikshëm: “Pas asaj penalltie të humbur më shkoi në mendje vetvrasja…
Ndonëse ka luajtur vetëm 11 takime këtë sezon, kjo për shkak edhe të problemeve fizike, Amir Abrashi vijon të gëzojë respekt te klubi i Freiburgut dhe për këtë arsye palët kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës.
I ardhur te Freiburg në verën e 2015-ës nga zviceranët e Grasshopers, Abrashi ka luajtur më tepër se 90 takime me këtë klub, ndërsa drejtuesit e vlerësojë shumë shqiptarin për shpirtin e tij luftarak dhe gatishmërinë që tregon vazhdimisht.
“Amir Abrashi thjesht përshtatet në mënyrë perfekte te Freiburg. Energjia që ai tregon në fushë dhe jashtë saj, është shumë e rëndësishme për ekipin tonë dhe strukturat e tij. Ne jemi shumë të kënaqur që ai ka këto cilësi dhe vijon të na i vërë në dispozicion”, deklaroi Drejtori Sportiv i Freiburgut, Klemens Hartenbach.
Ashtu siç ka ndodhur edhe herë të tjera mes palëve, edhe në këtë rast klubi dhe futbollisti vendosën të mos i bëjnë të ditura detajet e marrëveshjes së re, si afati i zgjatjes së kontratës dhe paga vjetore e 30-vjeçarit Abrashi.
Top Channel