E kanë kërcënuar/ Gruaja ish-Miss e policit që vrau Floyd-in dërgon në gjykatë kërkesën për t’u divorcuar

04/06/2020 22:57

Kellie Chauvin, gruaja e policit të akuzuar për vrasjen e George Floyd ka kërkuar divorcin.

Kjo kërkesë është e shkruar e zeza mbi të bardhë në një dokument gjyqësor të lëshuar disa ditë më parë. Në dokument thuhet se Kellie e paraqitur kërkesën për divorc më datë 28 maj, tre ditë pas vrasjes së George-it. Raportohet se çifti Chauvin për pak ditë do të festonte përvjetorin e tyre të dhjetë.

“Martesa nuk mund të shpëtohet pas kësaj ngjarje”, tha avokati i Kellie.

Gjithashtu gruaja ka kërkuar që të ndryshojë dhe mbiemrin, kjo pasi këto kohë ndaj saj kanë vërshuar një valë kërcënimesh dhe ofendimesh në rrjete sociale. Ajo po mendon që tashmë të identifikohet si Kellie May Xiong.

Ndërkaq, Kellie është mjaft e njohur në vendin e saj, pasi në vitin 2018 është shpallur “Mis Minesota”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA