29/11 23:02
Mësohet se Bella Hadid dhe The Weeknd kanë nisur të flasin sërish.
Këtë e kanë konfirmuar miqtë e ngushtë të modeles për “Us Weekly” të cilët nuk e përjashtuan mundësinë që ata mund të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Ish-çifti që janë njohur në vitin 2015 gjithmonë kanë patur një marrëdhënie me luhatje dhe herën e fundit ishte Bella ajo e cila vendosi t’i jepte fund. Mesa duket ajo duhet të përqëndrohej tek karrierja e saj dhe udhëtimet e modelingut.
23-vjeçarja momentalisht gjendjet në fermën e saj në Pennsylvania me familjen për shkak të distancimit social.
Abel nga ana tjetër është angazhuar me suksesin e albumit të tij më të ri dhe me pjesëmarrjen në protestat kundër racizmit në SHBA.
Top Channel