Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë! Këngëtari dhe Nadia Ferreira zbulojnë emrin e veçantë të vajzës!

22/07/2026 21:38

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e bukur të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

Çifti mirëpriti një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Myla. Ajo është fëmija i dytë i çiftit dhe i teti për legjendën e muzikës latine.

Lajmin e lumtur e bënë publik përmes një postimi në Instagram, ku ndanë edhe fotografi të të porsalindurës.

“Çfarë bekimi i madh të ndajmë me ju ardhjen në jetë të Mylës sonë të çmuar. Nuk mund ta imagjinoni dot lumturinë që ndiejmë në shtëpinë tonë”, shkruan Marc Anthony dhe Nadia Ferreira.

Myla i bashkohet vëllait të saj të madh, Marcos, i cili erdhi në jetë në qershor të vitit 2023.

Çifti kishte njoftuar se po prisnin fëmijën e dytë në janar të këtij viti, në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre.

“Në përvjetorin tonë të tretë, jeta na dhuron një bekim të mrekullueshëm. Zoti është i madh”, shkruanin atëherë, duke publikuar një fotografi ku Marcos vendoste dorën mbi barkun e rrumbullakosur të Nadias.

Pak javë më vonë, modelja paraguajane zbuloi edhe gjininë e foshnjës, duke publikuar një foto me këpucë të vogla rozë.

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira u martuan në janar të vitit 2023 në Miami, rreth tetë muaj pasi shpallën fejesën. Për Ferreiran kjo është martesa e parë, ndërsa për këngëtarin është martesa e katërt.

Anthony është baba i tetë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme. Vajza e tij më e madhe, Arianna, lindi në vitin 1994 nga lidhja me Debbie Rosado, ndërsa gjatë asaj periudhe ai adoptoi edhe djalin Chase. Më pas pati dy djem, Cristian dhe Ryan, nga martesa me ish-Miss Universe Dayanara Torres.

Një nga marrëdhëniet më të njohura të artistit ishte ajo me Jennifer Lopez, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet. Ish-çifti kanë binjakët Maximilian dhe Emme.

Së fundmi, emri i Marc Anthony u përmend edhe në media pasi ai mungoi në ceremoninë e diplomimit të binjakëve të tij. Pak kohë më pas, Jennifer Lopez deklaroi në një intervistë se i kishte rritur fëmijët me shumë pak ndihmë, deklaratë që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale./TAR

Top Channel