Mateo dhe Brikena nuk janë ndarë/ Dyshja suprizon publikun me një puthje në puntatën e fundit të “Top Arena”

21/07/2026 15:05

Pas zërave se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar, Brikena dhe Mateo kanë dhënë një tjetër sinjal për raportin mes tyre në episodin e fundit të “Top Arena”.

Dyshja, të cilët janë gjithashtu bashkëprezantues të programit, u bënë pjesë e një momenti të veçantë në rubrikën “Vetëm kaç me Brikin”, ku i ftuar ishte Mateo, finalist i edicionit të fundit të Big Brother VIP.

Gjatë intervistës, Mateo foli për eksperiencën e të punuarit krah Brikenës dhe për anën pozitive, por edhe sfidat e të qenit pranë njëri-tjetrit gjatë angazhimeve profesionale.

Të jesh me partneren në një program, të jep një kënaqësi, ngrohtësi tjetër. Ka gjërat e saj të bukura. Pjesa e keqe është që unë kur jam në punë kam mendjen te ty. Ky është problem”, u shpreh Mateo.

Brikena iu përgjigj me humor: “Vetëm ky problem nuk është”.

Në fund të intervistës, dyshja shkëmbyen një puthje, një moment që erdhi pas aludimeve të ditëve të fundit se ata mund të ishin ndarë.

Brikena dhe Mateo u afruan gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP, ku lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë dhe vijoi më pas edhe jashtë saj.

Top Channel