POGRADEC- Një person ka rënë në pranga pasi akuzohet se për shkak të detyrës ka kanosur një punonjës policie, si dhe i ka dëmtuar makinën me sende të forta.
I arrestuari është V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Njoftimi i policisë:
Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.
Top Channel