Frok Çupi në Top Talk: Meta po bën manovra për të përfituar kohë, reforma në drejtësi i prek të gjithë

25/05/2020 17:21

Ditën e sotme në studion e Top Talk ishte i ftuar analisti i njohur Frok Çupi i cili foli për Reformën në Drejtësi dhe lëvizjet e fundit që kanë bërë Shtete e Bashkuara të Amerikës kundër një marrëveshje politike në vendin tonë për të ‘vrarë’ Reformën në Drejtësi.

Çupi është shprehur se presidenti Meta po bën manovra me propozimin e Këshillit Politik mbi Reformën në Drejtësi për të fituar kohë dhe për të parë nëse SHBA po dobësohet në rolin e saj, pas koronavirusit dhe në prang të zgjedhjeve.

Denis Dyrnjaja: Presidenti ka një plan ku propozon një Këshill Politik, ose Byro Politike që të jetë mbi këtë insitucion që quhet Reforma në Drejtësi dhe të jap konsensusin politik për vendimmarrjet. Si ju duket kjo gjë?

Frok Çupi:  Ambasadorja e SHBA reagoi pikërisht mbi këtë fenomen, ku politika bën gjithçka po krijon oktapodë për të kontrolluar drejtësinë. Në rastin e Presidentin kërkon të kontrollojë edhe vetë amerikën. Në Shqipëri është krijuar për efekt të Reformës në Drejtësi një frymë anti-amerikane në politikë. Ka reflektuar edhe tek militantët e tyre. Ky është rasti i vetëm që opozita bëhet ‘block’ për Reformën në Drejtësi. Në rastin tonë presidenti tenton që të ketë një ekstra politikë për të kontrolluar Reformën. Edhe pse është i sigurt që nuk mund të ndodh ai mjafton që të fitojë kohë. Është jashtë konceptit Amerikan të kontrollohet Drejtësia.

Denis Dyrnjaja: Mund t’i preki të gjithë nëse funksionon SPAK-u?

Frok Çupi: Drejtësia nuk është mentalitet, është ligj. Nëse funksionon sigurisht që do i prek të gjithë. Por nuk mund të thuash se e gjithë politika është kundër kësaj. Është vonesa dhe vonesa e një pjese është një shpresë se Amerika po dobësohet. E gjithë qëllimi i Presidentit dhe i opozitës është që të shohë çfarë po ndodh me Amerikën. Nëse Amerika dobësohet pas koronavirusi, në prag të zgjedhjeve kemi të bëjmë me një atak që do i bëj të fortë para Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA