Femrat në rolet e serialit të famshëm të spiunëve James Bond, kanë qenë po aq të dashura për publikun sa dhe vetë krye-agjenti.

Ndër vite ato janë kthyer në simbole të ‘femme fatale’ siç ishin aktoret si Ursula Andress, Barbara Bach and Gloria Hendry.

Asnjë seri e James Bond nuk do të ishte e plotë pa një nga vajzat e çelikta të njohura si ‘Bond Girl’, duke zbutur agjentin sekret, e duke çimentuar statusin e tyre.

Por ku janë sot ish-sirenat e ekranti të aksionit?

Historinë e tyre e gjeni më poshtë në galerinë fotografike …

FOTO GALERI
1/13
E njohur si e para ‘Bond Girl’, Ursula Andress ka luajtur rolin e Honey Ryder në filmin e vitit 1962 ‘Dr No’, ku Bond luhej nga Sean Connery. 84-vjeçarja suedeze, asokohe bëri bujë me skenën e saj të hapjes në bikinin e bardhë teksa dilte nga deti i Karaibeve, me një thikë të mbajtur në brez. Në një intervistë të vitit 2001, Ursula ia dedikon të gjithë karrierën e saj kinematografike bikinit të bardhë në atë skenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA