Amerikani që thoshte se ‘koronavirusi është mashtrim’, ndërron mendje pas shtrimit në spital

18/05/2020 20:35

Një burrë që pretendonte se koronavirusi është një gënjeshtër, duket se ka ndryshuar mendje pasi është shtruar me urgjencë në spital prej sëmundjes.

Brian Hitchens pretendonte më parë se pandemia nuk është e vërtetë duke thënë se ‘Zoti është më i madh se ky virus mund të jetë ndonjëherë.’

Por tani që shoferi i taksisë dhe gruaja e tij janë shtruar në spital, ata nxisin të tjerët ta marrin seriozisht pandeminë.

Brian tha për mediat : “Unë mendoja se ndoshta qeveria po sajonte diçka, se ndoshta kishin hedhur diçka për të na marrë mendjen”.

Në prill ai hidhte poshtë pandeminë e koronavirusit në mediat sociale, megjithse mijëra njerëz po vdisnin në SHBA.

Ai shkruante: “Unë zgjohem në mëngjes, lutem dhe besoj te Zoti për mbrojtje, dhe vetëm kaq. Kjo e maskave dhe dorezave është vetëm një histeri”.

Brian thotë tashmë se nuk dëshiron që askush të kalojë atë që kaloi ai, teksa po rekuperohet në klinikën e Palm Beach Gardens.

Ai dhe e shoqja kanë marrë frymë me ndihmën e ventiluesit për tre javë.

Çifti ende nuk e kanë takuar njëri-tjetrin dhe Brian thotë se nuk e di se kur do të dalë nga spitali. “Kjo nuk ishte një taktikë frikësimi e përdorur nga dikush. Nuk ishte diçka e sajuar, ishte një virus i vërtetë që duhet ta marrim seriozisht”.

FOTO GALERI
2/3
Brian Hitchens pretendonte më parë se pandemia nuk është e vërtetë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA