Kjo specie grerëzash vret rreth 50 njerëz në vit në Japoni, por kohët e fundit ishin zbuluar edhe në SHBA dhe tashmë janë në Evropë.
Grerëzat vrasëse aziatike kanë shënuar vitimën e parë në Spanjë pasi një burrë u pickua në vetull nga insekti vdekjeprurës.
Origjina e tyre është nga Azia juglindore, por grerëzat kanë ardhur aksidentalisht në Evropë, pasiu zbuluan në Francë në vitin 2003, të bllokuara në disa artikuj poçarie.
Këto grerëza janë të afta të injektojnë një masë më të madhe helmi me thumbin e tyre.
Viktima e tyre në Spanjë ishte një 54 vjeçar nga Santiago në rajonin veri-perëndior të Galicisë. Ai thuhet se ishte mbajtës bletësh por kishte zbuluar një fole grerëzash aziatike pranë koshereve në shtëpinë e tij.
Burri kishte vdekur para se në skenën e aksidentit të vinin shërbimet e emergjencës.
Një ekspert i grerëzave gjigande aziatike thotë se ato shpojnë thellë lëkurën e njeriut me thumbin e tyre. Dr Samuel Ramsey shtoi: “Ne e kemi dhënë prej muajsh alarmin për këtë insekt. Është shumë i madh, gati sa gishti i madh i dorës. Ka ganxha të mprehta të mëdha me të cilat ato mund të depërtojnë në materiale të ndryshme. Ato mund të cajnë lëkurën dhe gjithashtu kanë gjemb shumë të gjatë”.
Top Channel