26/11 22:01
Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës kundër vendimit që pushoi hetimin ndaj Lulzim Bashës për lobimin e PD-së në ShBA dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, bëjnë me dije burime për Top Channel.
Gjykata ka pyetur palët nëse kanë prova të reja të ndryshme nga ato të paraqitura në Shkallën e Parë.
Për shkak se nuk ka pasur pretendime të tilla, kolegji ka vlerësuar zgjidhjen e çështjes në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe vetëm bazuar mbi dokumente.
Top Channel