Policia gjermane lejon të dalë nga burgu për ajrosje “kanibalin” që hëngri të dashurin

12/05/2020 16:25

Një kanibal “miqësor e i sjellshëm” i cili vrau dhe hëngri një burrë që e njohur në një rrjet takimesh për homoseksualë, është lejuar të dalë nga burgu për shëtitje në qytet nga autoritetet.

Vrasësi Armin Meiwes, 58 vjeç, iu dhanë gjithashtu një palë syze dielli dhe një kapele për të fshehur identitetin e tij, dhe u dërgua me makinë në një shtet tjetër gjerman për shëtitjet.

“Dy oficerë e shoqërojnë atë, ndërsa me kapelën dhe syzet e diellit fsheh identitetin”, tha një hetues për të përditshmen gjermane Bild.

Në mars 2001 Meiwes vrau me thikë Bernd Brandes, 43 vjeç, pasi i kishte prerë pjesë të trupit dhe po i skuqte në tigan, ka treguar vetë vrasësi në një intervistë në 2007.

Dyshja ishte njohur online pasi Meiwes kishte nxjerrë një njoftim për dikë që dëshiron “të vritet e të hahet”.

Vrasësi tregon se dy personat e parë të interesuar ishin refuzuar prej tij pasi me të parin nuk kishte tërheqje seksuale, ndërsa i dyti dëshironte të gozhdohej në tokë dhe të vritej, për çka Meiwes besonte se ishte “e mbrapshtë”.

Brandes u takua me Meiwes, në shtëpinë e tij të fshatit në Rotenburg, në shtetin perëndimor të Hesse.

Në takimin e tyre, pasi Brandes kishte vdekur, Meiwes e kishte copëtuar dhe e kishte vendosur në një ngrirëse, teksa konsumonte pjesë të tij gjatë javëve.

Pasi vendosi një reklamë për një viktimë të dytë, ai u kap nga policia kur u raportua nga një student austriak në 2002.

Meiwes përdorte faqen e internetit “Cannibal Cafe”, ku mes të tjerave përmendte dallimin “mes fantazisë e realitetit”, për të gjetur viktimat e tij.

Ai shkruante se kërkonte një mashkull me trup të mirë 18 deri në 30-vjec që të therrej e të konsumohej.

Meiwes u dënua në 2006 me burgim të përjetshëm për vrasje dhe prishje të qetësisë publike, pas rrëzimit të një dënimi më të lehtë në 2004 për vrasje nga pakujdesia.

Një spikolog në gjyqin e tij tha se Meiwes mund të përsërisë shkeljet e tij pasi ‘ka fantazi për të ngrënë mishin e njeriut’.

 

FOTO GALERI
2/3
Meiwes e kishte copëtuar dhe e kishte vendosur në një ngrirëse, teksa konsumonte pjesë të tij gjatë javëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA