19 të vrarë, 15 të plagosur nga goditja aksidentale e anijes mbështetëse gjatë manovrave detare

11/05/2020 17:08

Një luftanije iraniane ka hapur zjarr gabimisht mbi një nga mjetet e saj mbështetëse gjatë manovrave në Gjirin e Omanit, duke lënë 19 detarë të vdekur e 15 të plagosur.

Frigata Jamaran, lëshoi raketat e saj Noor për të goditur objektivin por në fakt goditi luftanijen logjistike Konarak që po qëndronte rrezikshëm pranë tyre.

Konarak kishte qenë duke vendosur shënjestrat për t’u goditur nga Janaran, por mbeti tepër pranë tyre duke bërë që raketa të shënjestronte gabimisht atë vetë, thanë mediat shtetërore.

Media shtetërore tha se 19 vetë “u martirizuan”, në incident, ndërsa 15 të tjerë u dërguan në spital dhe janë tashmë n ëgjendje të qëndrueshme.

Mediat vendase thanë se Konarak nuk ishte fundosur por ishte tërhequr në port për hetime.

Luftanija Konarak ishte rinovuar në 2018 dhe mund të lëshojë raketa anti-anije por nuk po merrte pjesë në provat e zjarrit.
Aksidenti ndodhi pranë portit të Jask, në Gjirin e Omanit.

FOTO GALERI
4/5
Objektivat po terhiqeshin ne pozicionin e tyre nga Konarak

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA