Duke sfiduar motin me re dhe pandeminë e Covid-19 në tokë, avionët gjuajtës, bombardues e transportuesit gjigandë rusë fluturuan sot në një paradë spektakolare ajrore mbi Moskë në celebrim të fitores ndaj Gjermaninsë Naziste, 75 vjet më parë.

E njohura në Perëndim si ‘V-Day’ është një nga festat më të rëndësishme në Rusi dhe këtë vit duhet të kishte pasur festime masive, por pandemia e Covid-19 i prishi planet duke detyruar të paktën shtyrjen e festimeve.

Vetëm disa trupa ceremoniale marshuan sot në Moskë për vendosjen e kurorave me lule. Ndërsa në ajër fluturuan një total prej 75 helikopterësh e avionësh, një për çdo vit të kaluar nga fitorja.

Paradën e hapi helikopteri masiv Mi-26 – i shoqëruar nga një kuartet helikopterësh më të veshël Mi-8s – që kryejnë punën më të madhe të transportit ushtarak në Rusi dhe vende të tjera.

Pas tyre erdhën mjetet më agresive, helikopterët e luftimit Mi-35M, Ka-52 ‘Alligator’ e Mi-28N ‘Night Hunter’.
Fluturimin e vazhduan avionët e rëndë të ushtrisë. Avioni radar A-50 i ndjekur nga transportuesit Il-76.

Shfaqja u mbyll me paradën e avionit të vjetër gjuajtës Su-25, gjashtë prej të cilëve formuan ngjyrat e flamurit rus me tymosëset e tyre.

Ceremoni më të vogla u zhvilluan në qytete të tjera ruse ose në vende me trupa ajrore ruse.

 

FOTO GALERI
5/6
Katërshaj e fundit ishte e avionëve më modernë rusë Su-57.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA