Në këtë qytet dielli lind në mbrëmje dhe perëndon në agim,

Këtu në dasma qajnë dhe në funerale qeshin.
Këtu burgun e quajnë liri, dhe lirinë burg,
Këtu dehen me ujë dhe etjen e shuajnë me raki,
Këtu rendin gjithë jetës dhe s’arrijnë askund,
Këtu rrinë shtrirë në divan dhe mbërrijnë gjer në Alaskë,
Këtu rrugën e maternitetit e ngatërrojnë, të varrezave e gjejnë symbyllur,
Këtu çmendinën e kanë disko dhe diskon çmendine,
Këtu lindin të thinjur dhe vdesin fëmijë,
Këtu alfabeti fillon me Zh dhe mbaron me A,
Këtu kryeministri del me brekushe, kopshtari rri me kollare,
Këtu flasin shqip por s’kuptojnë asnjë fjalë,
Këtu flejnë gjithë ditën, natën bëjnë punët e shtëpisë,
Këtu të krishteret falen në xhami, myslymanët në kishë,
Këtu prifterinjtë luten arabisht, hoxha këndon latinisht,
Këtu merren vesh me gjithë botën, njeri-tjetrin s’e kuptojnë kurrë,
Këtu kurrë s’e kupton a je gjalle apo ke vdekur.
Karantinë, mars 2020

Jetona Koçibelli: E kishit menduar ndonjëherë qee do të jetonit në një periudhe pandemie të tillë?

Bardhyl Londo: As më shkonte kurrë ndërmend që do të vinte një situatë e tillë. Është një situatë sa e frikshme aq edhe absurde. Je si i dënuar she nuk e di për çfarë je i dënuar. Që ditët e para mu kujtua romani i Kamy “Murtaja” dhe e mora ta lexoj. Po ai ishte edhe më keq. Është interesant se më ka kapur në një moment karantina që kam qenë duke rregulluar dhëmbët dhe ai e ndërpreu. Do të marr në telefon tha kur të hapen rrugët.

Jetona Koçibelli: Ka qenë produktive kjo periudhë që keni qëndruar në shtëpi?

Bardhyl Londo: Kjo ka qenë shumë produktive sepse kam shkruar më shume se kurdoherë tjetër. Ciklin që kam bërë për depresionin dhe karantinën as mund ta bëja pa rënë kjo situatë. Bile filluam të më kritikojnë; duhet pak optimizëm! Po ku ta gjej optimizmin unë i thashë?

Jetona Koçibell: Kjo është një kohë që na kthen tek kujtimet. Ju kujt kujtime ju jeni kthyer? Kur keni qenë në politikë, nga koha e Lidhjes së Shkrimtarëve? Apo tjetër..

Bardhyl Londo: Kujtimi i parë që më vjen ndërmend është liria. Por duhet të kalonim edhe këtë periudhë që nuk na shkonte ndërmend. Që e kemi lexuar vetëm në libra.

Unë kam kaluar një periudhë tepër të vështirë. U mbush një vit tani që u operova dhe e keqja është qe nuk shkoj dot në spital sepse kam frikë nga infeksionet. Ne një krevat me vdekjen kam fjetur të paktën për një muaj.

Jetona Koçibelli: Z. Londo po mungesën e bashkëshortes tuaj e ndjeni?

Londo: Unë kam habitur madje që sa shkon koha e ndiej më tepër. Pas asaj që ndodhi ishte më e vështirë për mua, ndërsa tani bëhet gjithmonë e më e vështirë. Sidomos në ketë periudhën e vetmisë që jemi mbyllur brenda është e tmerrshme mos të kesh njeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA