“S’mund të pezullohet një i zgjedhur”/ Gjyqi i Veliajt, juristi përplaset me ish-prokurorin në ‘Shqipëria Live’: Ai izolohet që të mos ushtrojë detyrën, këta…

15/09/2026 13:30

Gjykata e Lartë vendosi që të lërë në burg Erion Veliajn, duke mos e ndryshuar vendimin e GJKKO-së.

Në “Shqipëria Live”, juristi Indrit Sefa pati një përplasje me ish-prokurorin Eugen Beci.

Juristi u shpreh se nuk mund të pezullohet nga detyra një i funksionar i zgjedhur, vetëm mund të shkarkohet.

Nga ana tjetër, Beci u shpreh se kërkesa e PSAK për të lënë në burg Veliajn ishte që ai të mos ushtronte detyrat e kryebashkiakut, ndërsa Gjykata Kushtetuese thotë të kundërtën.

Pjesë nga debati-

Sefa: Nuk mund të shkarkosh një njeri nga detyra pa e thirrur. Këto ishin gabime elementare që nuk e di si një jurist i bën këto. Procedura e shkarkimit të Erion Veliajt ishte që Gjykata Kushtetuese të dilte dhe të merrte një vendim.

Beci: Formalisht je në rregull. Kemi një paradoks shumë të drejtë. Gjykata Kushtuese thotë që nuk shkarkohesh dot, Gjykata e Lartë nuk e nxjerr nga burgu. Nesër mund të dalë një ministër të na drejtojë nga burgu.

Sefa: Pezullimi mund të jetë, por s’mund të pezullohet nga drejtimi i detyrës një funksionar i zgjedhur. Vetëm mund të shkarkohet. Mbledhja më e rëndësishme që ka Këshilli Bashkiak është buxheti. Veliaj duhet të jetë në këshill për buxhetin.

Beci: Nëse ne normalizojmë një situatë të tillë është skandaloze. Nëse Gjykata e Lartë ka të drejtë, edhe Prokuroria e Posaçme ka të drejtë. Unë e izoloj kryetarin e bashkisë që mos të ketë mundësi të kryejë funksionet, ju e bëni kryetar bashkie nga burgu.

Sefa: Nuk mund të pezullohet nga ushtrimi i detyrës një i zgjedhur. Unë s’besoj se SPAK-u e ka penguar z.Veliaj të ushtrojë detyrën e tij për sa kohë nuk është shkarkuar.

Top Channel