Teatri rus i baletit “Bolshoi” preket nga Koronavirusi, konfirmohen 34 raste pas performancës televizive me sallë bosh

14/04/2020 22:24

Teatri rus me famë botërore Bolshoi në Moskë është goditur nga një përhapje e rëndë koronavirusi me 34 raste infektimi.

Sëmundja shpërtheu pasi trupa bëri një performancë televizive në auditorin e zbarazur, teksa Rusia është e bllokuar në karantinë me 21,102 të infektuar dhe 170 vdekje.

Drejtori i përgjithshëm i Bolshoit, Vladimir Urin tha se 34 njerëz të përfshirë në organizimin e koncertit televiziv që u quajt ‘Ne jemi së bashku’, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Urin shtoi se i gjithë personeli i teatrit pa përjashtim ishin testuar për koronavirus dy ditë para koncertit, duke përfshirë dhe roje e teknikë.

“Tridhjetë e katër të infektuarit me koronavirus nuk kanë shfaqur simptoma të sëmundjes por kanë pezulluar punën dhe janë dërguar në karantinë”.

Disa qindra njerëz kishin kaluar me sukses testin e koroanvirusit dy ditë para eventit madhor, i cili u organizua në shenjë falenderimi për doktorët ruse, punonjësit e emergjencës dhe vullnetarët në përpjekjet kundër koronavirusit.

Kërcimtari Sergei Polunin tha: “Unë isha shumë i lumtur që u riktheva në skenë dhe kërceva në mbështetje të njerëzve që po luftojnë kundër virusit, megjithse ishte e çuditshme para një salle të zbrazur. Por kur ecja në skenë e ndjeja se audienca ishte aty”.

Disa nga mediat thonin se përhapja e infeksionit në Bolshoi tregonte dështim nga aparati shëndetësor, teksa sot në Rusi kishte 2,774 raste të reja.

Presidenti Vladimir Putin ka pranuar vështirësitë në përmbajtjen e epidemisë dhe ka thënë se vigjilenca duhet ruajtur: “Kemi disa probleme dhe javët që do të vijnë do të jenë deçizive për vendin, nuk duhet të ulim vigjilencën”.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA