18/11 16:36
Shumë futbollistë janë solidarizuar me situatën alarmante që ka krijuar koronavirusi dhe kanë dhuruar donacione dhe ndihma të ndryshme për spitalet, apo njerëzit në nevojë.
I fundit që ka bërë një gjest të mirë, është ylli portugez i Atletico Madridit, Joao Felix.
Portugezi ka dhuruar rroba dhe materiale mbrojtëse për spitalin e Viseut, qyteti ku ka lindur.Krerët e spitalit të Viseut e falënderuar djaloshin 20-vjeçar për gjestin e bërë, nëpërmjet një postimi.
“Shpresojmë që Joao Felix të jetë i lumtur dhe të ketë fat gjithmonë, sepse ai nuk e harroi qytetin e tij dhe qytetarët e Viseut. Faleminderit shumë Joao Felix, ty dhe familjes tënde”, kanë shkruar drejtuesit e spitalit.
Top Channel