Në një sondazh të institutit të opinionit, YouGov shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve dhe gjermanët duket, nuk e duan zbutjen e masave të distancimit social në betejën kundër koronavirusit.

Sondazhi tregoi se 44% e të intervistuarve kërkojnë zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill, madje 12% ishin për ashpërsimin e tyre. Vetëm 32% janë për lirimin dhe 8% për heqjen e plotë të masave të marrë nga federata dhe landet gjermane në përpjekjet për fashitjen e epidemisë.

Këtë të mërkurë, kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve do të konsultohen për mënyrën e veprimit përtej 19 prillit. Në shumicën e landeve gjermane, qytetarët mund të lëvizin të lirë jashtë, por vetëm nga dy vetë.

Grupe të vogla lejohen jashtë vetëm me personat që banojnë së bashku në një familje. Ndërkohë në Gjermani sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, RKI numri i infeksioneve është rritur me 2537 persona duke shkuar në 123.016 gjithsej.

Brenda 24 orësh janë njoftuar 126 raste të tjera vdekjesh në lidhje me pandeminë, ndërsa të shëruarit janë 64.300, që do të thotë se për herë të parë, më shumë se gjysma e të infektuarve janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA