Plani ekonomik i Suedisë/ 455 milionë euro për kompanitë ajrore të prekura nga kriza e COVID-19

12/04/2020 02:11

Edhe pse numri i rasteve të reja dhe viktima ka ardhur duke u rritur, Suedia ka vazhduar eksperimentimin me masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Suedia konsiderohet si më liberalja për masat parandaluese por duket se tek masat ekonomike është shumë e vëmendshme.

Suedia ka marrë një ‘po’ nga Këshilli i Europës për një skemë garancie sovrane 455 milionë euro kredi për kompanitë ajrore të cilat kanë humbje të mëdha prej kësaj krize.

20 kompani ajrore që kanë lidhje me Suedinë do kenë mundësi të përfitojnë këto kredi për të mos falimentuar dhe për të mbajtur punonjësit në punë.

Top Channel