Policia e karantinës u thotë britanikëve të mos dalin në kopshtet e shtëpisë, spiunon në supermarket ata që blejnë artikuj “jo-esencialë”

10/04/2020 15:58

Mediat britanike reagonin sot me ironi ndaj metodave të ashpra të përdorura nga policia vendase gjatë karantinës së koronavirusit, duke argumentuar se disa prej tyre, si kontrolli i artikujve të blerë në supermarket, e kalon masën dhe anon me shume nga abuzimi me pushtetin.

Policia është akuzuar se në të gjithë vendin po tregohet më shumë e zellshme se duhet në fushatën e tyre të bllokimit, me postblloqe që u kërkojnë llogari shoferëve dhe i gjobisin ata nëse nuk u pëlqejnë përgjigjet.

Vetë kryeministria Downing Street paralajmëroi sot policinë se nëse një dyqan është hapur mund të shesë gjithçka ka në raftet e tij.

Debati lindi pas një postimi nga policia e Cambridge ku raportohej me krenari se oficerët kishin vizituar supermarketin lokal për të kontrolluar nëse “po shiteshin mallra jo-esenciale”.

Lajmi shkaktoi zemërim në publik, teksa shumë njerëz përmendën faktin që më herët i njëjti stacion policie kishte falenderuar një dyqan vendas çokollate që i kishte dërguar oficerëve një pako të madhe falas si shenjë mirënjohjeje.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA