Bilanc i frikshëm nga Belgjika! Rritet numri i viktimave, ja shifrat zyrtare në 24 orët e fundit

10/04/2020 11:23

Bilanci botëror vijon të rritet, ku numërohen 1.610.055 persona të infektuar dhe 96.365 viktima në mbarë botën, këtë të mërkurë.

Në Belgjikë numërohen 496 viktima vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3,019.

Në 24 orët e fundit janë testuar persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 1,684 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26,667.

5,568 persona kanë fituar betejën me këtë sëmundje deri tani, por nga ana tjetër 1,278 qytetarë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel