
Doktori britanik Alex George, gjithashtu pjesëmarrës në reality show “Love Island”, ka paralajmëruar të gjithë femrat e meshkujt se seksi me partnerë të rinj gjatë koronavirusit është tepër i rrezikshëm.
I pyetur nga Newsbeat i BBC se si Covid-19 ndikon në jetën seksuale të njerëzve, mjeku 29 vjeçar është përgjigjur: “Nëse jeni në një lidhje, jetoni me atë person e ndani të njëjtin mjedis, nuk ka pse ta ndryshojë situatën. Megjithatë nëse njëra palë shfaq simptoma të koronavirusit atëherë duhet të ruani distancën prej 2 metra e të vetëizoloheni, qoftë brenda të njëjtës shtëpi”.
Ndërkohë, megjithëse në Britaninë e Madhe janë vendosur rregulla strike karantinimi, George ka theksuar: “Ju këshilloj të mos gjeni partnerë të rinj seksualë për momentin, pasi rrezikoni të infektoheni”.
Top Channel