25/11 18:25
Mëngjesin e sotëm, pjesa juglindore e Iranit u godit nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë.
Tërmeti ndodhi në orën 11:10 të mëngjesit me kohën lokale, në qytetin Faryab të provincës Kerman, në një thellësi 14 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit.
Për fat të mirë nuk raportohen viktima. Ky tërmet vjen në një kohë të vështirë për vendin, i cili po përballet me pandeminë Covid-19; saktësisht 32,332 të prekur dhe 2,378 viktima.
Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet janë të shpeshta.
Top Channel