Të gjithë në karantinim/ Në gjendje të rëndë psikologjike, i riu shqiptar i infektuar me Covid-19 pështyn 14 policë grekë

23/03/2020 13:12

Një 26-vjeçar grek me origjinë shqiptare është shoqëruar drejt spitalit të sëmundjeve psikologjike në Athinë, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, në gjendje amoku (një epizodë krimi masiv kundër njerëzve ose ndonjë objekti në shumicën e rasteve kryer individualisht dhe që përfundon me vetëvrasje) filloi të godasë makinat e parkuara jashtë shtëpisë së tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por 26-vjeçari vijoi të godasë dhe të fyejë, por këtë herë edhe kundër policisë.

26-vjeçari deklaroi se ishte i infektuar me Covid-19 dhe pasi u neutralizua prej policëve rezultoi se kishte temperaturë.

Ai ishte kthyer nga Londra vetëm 3 ditë më parë dhe duhej të ishte në karantinë, por gjendja e tij psikologjike ka qenë tepër e rënduar.

Në spitalin Vromokaikio, në të cilin pacienti është dërguar, është vendosur në karantinim të menjëhershëm, ndërsa 14 policë që u gjendën në zonë për ndalimin e tij janë dërguar gjithashtu në karantinë, pasi 26-vjeçari kishte pështyrë dhe prekur trupat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA