Rriten gjithnjë e më shumë dilemat për startin e Botërorit të Formula 1.
Pas anulimit të garave të Australise e Montecarlos dhe shtyrjes së atyre të Bahreinit, Vietnamit, Holandës e Spanjës u mendua se ky kampionat do të startonte me Cmimin e madh të Bakut në 7 qershor. Por duket se kjo nuk do të ndodhë, pasi emergjenca koronavirus ka rënë edhe në pistën e Azerbajxhanit dhe pritet vetëm lajmërimi zyrtar për shtyrjen e tij.
Është krijuar një situatë e tillë që e bën të pamundur parashikimin për fillimin e Botërorit të Formula 1. shtyrja e mundshme e Cmimit të Madh të Azerbajxhanit do të thotë një fillim i kampionatit të Botërorit të Formula 1 në 14 qershor me Cmimin e Madh të Kanadasë, por edhe për garën e Montrealit ka dyshime, pasi edhe ky event mund të shtyhet. Cfare do të ndodhë, kjo do parë në javët në vazhdim, me botën që është e gjitha nën kthetrat e koronavirusit.
Top Channel