Kosovë/ Thaçi ngushëllon familjarët e viktimës nga koronavirusi

22/03/2020 14:42

Presidenti i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes nga Dumnica e Podujevës, ku anëtari i familjes 82-vjeçari vdiq sot si shkak i virusit COVID-19. Hashim Thaçi ka bërë thirrje për të qëndruar të mbyllur në shtëpi duke zvogëluar mundësinë e përhapjes më të madhe të virusin korona.

Duke përmendur edhe një herë gjendjen e jashtëzakonshme, ai tha se institucionet duhet të jenë të gatshme që në rast nevoje të shpallet kjo gjendje.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA